" /> ">

Lazarati, Balla akuzon Berishën

06/07/2012 00:00

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, në një intervistë për Top
Channel, deklaron se qeverisë “Berisha” i mungon vullneti politik për të
sulmuar trafiqet e paligjshme dhe sidomos atë të drogës.

Balla shprehet se Berisha, për përfitime elektorale nuk ndërhyn në Lazarat dhe disa fshatra të tjera, të cilat po kthehen në pika të nxehta, duke penguar integrimin e vendit.

“Në këtë kompromis është vënë edhe vota, është vënë edhe interesi politik i Partisë Demokratike, i qeverisë së Sali Berishës dhe i Sali Berishës personalisht, në kurriz të përmbushjes së një kriteri shumë të rëndësishëm, sikurse është suksesi i luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike”, tha Balla.

Duke shprehur edhe mendimin e forces politike ku ben pjese, Balla thote se ministrja e Integrimit dhe ministri i Brendshem genjejnë kur thonë se eshte permbushur prioriteti i luftes ndaj droges.

“Ne nuk mund të pranojmë, që qoftë ministrja e Integrimit apo ministri i Brendshëm të gënjejnë publikisht për një përmbushje të kritereve, kur një ndër prioritetet rezulton tërësisht i paadresuar, ndërsa të gjitha masat e përfshira në Planin e Veprimit që janë disa, janë thjesht të mbetura në letër”, tha Balla.

Sipas deputetit socialist, kjo lufte nuk eshte humbur nga policia, por nga politika qeverisese, e cila eshte e deshtuar. Ai kerkon shkarkimin e kreut te komunes Lazarat dhe dergimin e tij per ndjekje penale.

“A duhet të ndiqet penalisht a duhet të shkarkojë kryeministri kryetarin e Komunës së Lazaratit për problematikat që lidhen me kultivimin e kanabisit në Lazarat. Që interesi shumë i vogël, aspak thelbësor në nivel kombëtar i subjektit politik të përbashkët të zotit Berisha dhe të kryetarit të komunës së Lazarat të bën të kuptosh që nuk është çështje e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës”, tha Balla.

Top Channel