INSTAT: Rritje e çmimeve në qershor

06/07/2012 00:00

Instituti i Statistikave njoftoi se në qershor çmimet mesatare në treg u
rritën me 2.2 për qind krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Sipas INSTAT krahasuar me një vit më parë, çmimet e ushqimeve janë rritur me 2.7 për qind duke dhënë dhe ndikimin kryesor në rritjen e inflacionit. Rritje ka patur edhe për grupin e pijeve alkoolike, çmimi i të cilave është rritur me 1.1 për qind, atë të qirasë ujit dhe lëndës djegëse me 1.3 për qind dhe në artikujt e shëndetësi, ku çmimet janë rritur me 3.2 për qind krahasuar me një vit më parë po aq sa edhe transporti.

Sipas INSTAT rënie ka patur në çmimin e veshjeve me 2.3 për qind dhe atë në shërbimin e komunikemeve me 0.1 për qind. Me shifrën e qershorit, inflacioni ka hyrë zyrtarisht brenda objektivit ligjor të Bankës së Shqipërisë, për herë të parë pas 6 muajsh ku norma e tij ka qenë poshtë nivelit 2 për qind.

Top Channel