Reforma zgjedhore, Komisioni aprovon amendime

05/07/2012 00:00

Që kur mori mandatin e ri trejavor më 21 qershor, Komisioni i Reformës
Zgjedhore ka përparuar fare pak me ndryshimet që duhet t’i bëjë Kodit
Elektoral.

Vetëm pas tre mbledhjesh, Komisioni ka arritur të miratojë një set amendamentesh teknike, për të cilat kishin rënë dakord që në maj dhe që janë konsultuar paraprakisht me ekspertet e ODIHR-it. Amendamentet më të rëndësishme të kaluar me konsensus kanë të bëjnë me administratën zgjedhore.

Më konkretisht, ato eliminojne mundesine e bllokimin e procesit te votimit, nje fenomen i perhapur ky per shkak te largimit pa adrese te tyre, kryesisht me urdher te partive perkatëse. Komisioni mund të vazhdojë punën edhe nën kuorumin e anëtareve derisa organi epror të bëjë zëvendësimin e komisionerit të larguar.

Ndryshimi tjeter ka te beje me heqjen e te drejtes absolute partive politike per te ndryshuar ne menyre arbitrare dhe ne çdo moment komisioneret. Ata mund te ndryshohen deri 30 dite para zgjedhjeve, ndërsa pas kësaj periudhe partitë nuk mund të ndryshojnë komisionerin pa një shkak ligjor.I vetmi rast kur mund ta bëjnë këtë është që anëtari i KZAZ-së të japë dorëheqjen.

“I diskutuam parim si dhe kaluam pikërisht nenet të cilat të dyja palët kanë dakordësi. Mbeten akoma në diskutim nenet, që kanë të bëjnë me kompozimin e KQZ-së dhe me të drejtën e palëve dhe barazinë e palëve në procesin ankimor”, tha eksperti socialist në Komision.

Ndryshimet e kaluara jane pjese e rekomandimeve të ODIHR-it për të mbrojtur procesin nga ndërhyrja e partive politike.

Ndërsa një zhvillim tjetër është se komisioni për Reformën Zgjedhore u ka kaluar ekspertëve kërkesën e partive të vogla për korrektimin e sistemit. Fatmir Mediu, anëtar i Komisionit për Reformën Zgjedhore e ngriti ceshtjen gjate mbledhjes, por ende asgje nuk eshte percaktuar ne menyre perfundimtare.

“Morëm një përgjigje nga përfaqësuesit e komisionit, që komisioni i ekspertëve pranë Komisionit të Reformës Zgjedhore do të shqyrtojë kërkesat tona dhe më pas do të procedohet më tej me një diskutim me partitë politike që kanë përcjellë këto propozime konkrete. Shpresoj që të mos përjashtohet kërkush nga ky lloj diskutimi, aq më tepër forca politike parlamentare dhe joparlamentare, të cilat kanë të drëjtën për të patur zërin dhe gjykimin e tyre për reformën zgjedhore, në shërbim të qytetarëve shqiptarë”, tha Mediu.

Top Channel