I ftuar në emisionin “Top Story”, kryetari i Frymes se Re Demokratike
Gazmend Oketa i është përgjigjur negativisht fteses për aleancë me
Partinë Socialiste.

I pyetur nga gazetari Sokol Balla pas deklarimit te deputetit socialist, Pandeli Majko në të njëjtin emision një javë më parë, Oketa tha se forca qe ai drejton i perket opozites, por nuk shikon mundesi bashkepunimi me socialistet.

“Ne dalim si një alternativë, e cila së pari nga këndvështrimi ideologjik të përfaqësojë qendrën e djathtë, ta reformojë atë, e cila aktualisht nuk ekziston, pasi e djathta ka humbur tërësisht identiettin e saj dhe nga ana tjetër do të dalim si një forcë të re, që do të synojë një koalicion me qytetarët shqiptarë, do të testojë alternativën, programin, atë çka ne do të ofrojmë. Eshtë ende herët për të folur për aleanca para apo paszgjedhore, por një aleancë qoftë me PD-në, qoftë me PS-në, personalisht e shoh të pamundur”, tha Oketa.

Ish-kryeministri Pandeli Majko kishte deklaruar se partia e tij duhet te krijonte nje koalicion te madh opozitar dhe para zgjedhjeve duhet te bente koalicion edhe me Aleancen Kuq e Zi, si dhe Frymen e Re Demokratike

.

Top Channel