Niveli jetesës në Shqipëri

05/07/2012 00:00

Sipas EUROSTAT, kostoja e jetesës në Shqipëri është sa gjysma e nivelit
mesatar të vendeve europiane (51%), ndërkohë që me standartin e fuqisë
blerëse, të ardhurat për frymë i ka vetëm sa 1/3 e mesatares së BE-së
(31%).

E parafundit për nga varfëria, duke lënë pas vetëm Bosnjen, Shqipëria renditet e dyta, pas Maqedonisë, për çmimet më të lira, në një nivel me Bullgarinë.Zyra e BE-së për Statistikat publikoi Indekset e nivelit të çmimeve për mallrat e konsumit dhe shërbimeve gjatë vitit 2011, tek vendet anëtare dhe ato aspiruese të Unionit.

Lista kryesohet nga Danimarka, si vendi më i shtrenjtë me 142%, ndërsa vendi më i lirë Maqedonia me 45%, ku 100 % konsiderohet mesatarja e 27 vendeve të BEsë.Treguesit më të ulët në Shqipëri vërehen për kategoritë “Hotele e Restorante” dhe “Alkol e Duhan”, respektivisht 42% dhe 50% të mesatares europiane (BE27).

Buka, mishi, bulmeti, fruta-perimet e pijet jo-alkolike, rezultojnë më të shtrenjta, pasi indeksi i çmimeve në vend është 70% e mesatares europiane, për veshjet 72%, për biçikleta e automjete personale 98%, ndërsa pajisjet elektronike 108%, pra mbi çmimet mesatare në BE.

Pergatiti ARTA TOZAJ

Top Channel