Ndryshimi i maturës, Ministria: Duhet debat

05/07/2012 00:00

Pas gjashtë vitesh, duket se edhe ekspertët e Ministrisë së Arsimit e
shohin të arsyeshme përmirësimin e skemës së Maturës Shtetërore.

Alfons Harizaj, drejtori i Përgjithshëm i Korrigjimit të Provimeve, i pyetur mbi propozimet e dekaneve dhe rektoreve, pranin se ndryshimi i kësaj skeme ka nevoje për debate.

“Kjo është përsëri pjesë e shqyrtimit të mundësive që të ofron përmirësimi i skemës së maturës ose edhe i debatit më tej që mund të përfshijë universitetet dhe Ministrinë e Arsimit. Ka nevojë për një debat, megjithatë sistemi i maturës në këto gjashtë vite ka krijuar një sistem të madh vlerash”, tha Harizaj.

Mbi 41 mije maturante, u jane nenshtruar provimeve te detyruara, atij të matematikes dhe letersise. Te dhenat zyrtare tregojne se rreth 2000 mije studente kane mbetur ne letersi dhe po kaq edhe ne matematike.

Ne provimin e Letërsisë, 50 % e maturantëve kanë rezultuar me notë mbi 7 dhe gjysma nën shtatë.Pyetja nese maturantët kanë arritur rezultate më të larta se një vit më pare, mbetet e veshtire pasi ka ndryshuar kurrikula.

Administrimi i Matures Shteterore mbetet një sfide, pasi shume here ka pature incidente me kopje, dhenia te gatshme te pergjigjeve, çka eshte refltektuar me pas edhe ne cilesine e studenteve ne Fakultetet.

Top Channel