Sekretari për Çeshtjet Ligjore në Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli
Manjani i bëri apel klasës politike që të bashkëpunojnë për heqjen e
imunitetit.

Kur dukej se parlamenti do t’i drejtohej pushimeve, Manjani njoftoi se nga java e ardhshme, grupi i LSI-së do të ndërmarrë një nismë ligjore për heqjen e imunitetit në Kuvend.

“Lëvizja Socialiste për Integrim nëpërmjet grupit të saj kuvendor, duke filluar që javën e ardhshme do t’i bashkohet ftesës publike për të futur në kalendarin e punimeve të këtij sesioni parlamentar, diskutimin, miratimin e zgjidhjes përfundimtare të çështjes së imunitetit brenda këtij sesioni. Ne jemi për zero imunitet, për çdo përfaqësues politik. Gjykatësit e Republikës duhet të gëzojnë imunitet, por të kufizuar”, tha Manjani.

Ne emer te LSI-së propozimet e shprehura parashikojne abrogimin e nenit 73 dhe paragrafit 3, te nenit 103 qe zeron menjehere imunitetin e deputeteve dhe anetareve te qeverise. Gjithashtu ndryshime ne paragrafet 1 dhe 3 te nenit 137 te Kushtetutës, duke lejuar hetimin e gjykatesve sipas standardeve te ndjekjes penale.

Top Channel