Qeveria shqiptare është zyrtarisht nën hetim për kartel kundër
interesave të publikut. INSIG, kompania shtetërore e sigurimeve, po
hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës për përfshirje në një marrëveshje
të ndaluar për fiksim çmimesh në dëm të konsumatorëve.

Në shkurt të këtij viti, tregu u përball me një rritje të menjëhershme të çmimeve për  sigurimet e detyrueshme të mjeteve motorike, që sic konstaton Autoriteti Konkurrencës në hetimin paraprak ka qenë në të njëjtën masë nga 8 kompani në treg. Për shkak se hetimi paraprak i shtoi edhe më shumë dyshimet, Autoriteti vendosi hapjen e hetimit të thelluar në treg ndaj 8 kompanive, lista e të cilave fillon pikërish me INSIG-un, kompaninë në pronësi të Ministrisë së Financave.

Siç thotë dhe vendimi zyrtar i Autoritetit te Konkurrences, qeveria po hetohet për shkelje të nenit katër në Ligjin e Konkurrencës, që është marrëveshja kartel, forma më e rëndë e shkeljes së konkurrencës, e cila në disa vende perëndimore konsiderohet madje vepër penale. Ne listen e hetimit pervec INSIG-ut, perfshihet edhe kompanite e sigurimeve SIGAL, Sigma, Intersig, Atlantik, Alb Siguracion, Eurosig dhe Interalbanian.

Por hetimi ndaj INSIG përfshin drejtpërdrejt qeverinë, pasi përvecse është një kompani në pronësi të saj, edhe bordi drejtues, ai që merret me politikën e çmimeve drejtohet nga përfaqësuesit më të lartë të Ministrisë së Financave. Fakti që qeveria është tashmë, më shumë se e dyshuar, si e përfshirë në një marrëveshje kartel, përbën një precedent jo vetëm shqiptar, por ndoshta në rang botëror. Hetimi teknik i autoritetit ka përfunduar duke i forcuar edhe më shumë dyshimet për shkelje. Tashmë vendimi final i mbetet Komisionit të Konkurrencës  dhe nëse shkelja do të zyrtarizohet, ky eshte nje rast i paster, ku qeveria gardiane e interesave të publikut del kundër interesave të qytetarëve të saj.
 

Top Channel