Greqi, zjarr në autobusin shqiptar

04/07/2012 00:00

Flakë zjarri kanë shpërthyer në një autobus turistik shqiptar në rrugen
nacionale Selanik- Mudhania. Autobusi kthehej nga zona turistike e
Halkidhikisë drejt Shqipërisë, kur rreth orës 8 të mëngjesit ka marrë
zjarr rreth 20 kilometra larg Selanikut.

Per fat te mire shoferi dhe gjithe pasagjeret e kane braktisur ne kohe dhe asnje prej tyre nuk eshte lenduar. Ne vendngjarje kane mberritur tre makina zjarrfikese me tete zjarrfikes qe kane shuar zjarrin.

Sipas te dhenave te para te organeve greke, zjarri eshte shkaktuar nga nje qark i shkurter ne sistemin elektrik,ndersa autobusi eshte shkaterruar plotesisht.

Top Channel