Gjirokastër, kapen punëtorët e hashashit

04/07/2012 00:00

Vijon aksioni i i policise se Gjirokastrës për parandalimin e kultivimit
të lëndëve narkotike. 70 persona që po transportoheshin me 5 furgonë
për në fshatin Lazarat janë shoqëruar nga policia e Gjirokastrës.

Ata dyshohet se po shkonin per te punuar ne fushat e mbjella me kanabis. Ata jane marre ne pyetje per qellimin e udhetimit ne Lazarat. Po gjatë orëve të para të mëngjesit forcat e policisë  kanë bllokuar dhe shoqëruar në në ambienetet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër edhe 24 shtetas të tjerë, të cilët në orët e para të mëngjesit për t’iu shmangur postobllokut të policisë kanë tentuar të hyjnë në fshatin Lazarat nëpërmjet rrugëve dytësore nga kodrat përballë fshatit.

Nderkohe 6 grupe me policise dhe banore te komunes Lazarat po bejne kontrolle ne zone per te evidentuar fushat e  mbjella me kanabis.

Top Channel