Elbasan, shpërthim eksplozivi, panik te banorët

03/07/2012 00:00

Një shpërthim eksplozivi ka tronditur në mesnatë, qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “ Brigada 17 Sulmuese”, pranë kryqëzimit të
Cërrikut.

Burime nga policia bëjnë me dije se një sasi ekslpozivi është vendosur në mes të dy pallateve duke shkaktuar panik tek banoret. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar nje automjet i parkuar, si dhe disa apartamente që ndodheshin pranë vendit të shpërthimit.

Fatmirësiht nuk ka patur të lënduar. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi i hetimor i cili po punon per zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk dihen autorët e vendosjes se eksplozivit. Deri më tani janë shoqëruar në komisariat 12 persona, të cilët mendohet se kanë dijeni për ngjarjen. Ndonëse kanë nisur hetimet, ende nuk mund të flitet për një pistë të saktë dhe se cili ishte shenjestra e autorit. Burimet e policise, bëjnë me dije se po punohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.
 

Top Channel