Të martën paradite, në Zyrën e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e
betimit e katër anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave,
përkatësisht e Edmond Haxhinastos, si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i
Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e Edmond Panaritit si Ministër i
Punëve të Jashtme, e Flamur Nokes si Ministër i Brendshëm dhe Vangjel
Tavos si Ministër i Shëndetësisë.

Pas leximit të dekreteve të emërimit dhe formulës së betimit, Ministrat e rinj të qeverisë, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, bënë betimin përpara Presidentit të Republikës, Bamir Topi, i cili u shprehu urimet më të mira dhe suksese në përmbushjen e detyrave të tyre të rëndësishme.

Kjo ceremoni, megithese protokollare, ka vlere te rendesishme kushtetuese, pasi ministrat, edhe kur kane marre votebesimin e parlamentit, nuk mund te nisin detyren pa bere me pare betimin para Presidentit te Republikes.

Top Channel