Kompania  vendase e prodhimit të çimentos “Antea”, në Fushë-Krujë, shprehet e shqetësuar se për shkak të krizës kompanitë importuese nga Italia dhe Greqia po sjellin në Shqiperi çimento nën kosto, duke konkurruar padrejtësisht kompanitë shqiptare.

Angjelos  Kalogerakos, administrator i kompanisë, në një konferencë enkas për shtyp shpegoi se si ndodh sipas tij kjo manovër çmimesh. “Prodhuesit italianë që eksportojnë në Shqipëri nga Greqia dhe Italia, në mënyrë që kapaciteti i prodhimit të fabrikave  të tyre të mos bie nën 50 përqind për shkak të krizës, po shesin nën kosto variabël. Por, nëse ky kapacitet do të binte ata do të humbnin nga Bashkimi Europian të drejta për emetimin e karbonit e për pasojë do të pësonin të tjera milionë euro dëme. Por, meqë tregu i tyre ka rënë, ata po bëjnë presion mbi Shqipërinë me çmime të padrejta”, u shpreh Angelos Kalogerakos, administatori i “Antea”-s.|

Kalogeros  deklaroi se kompania i është drejtuara sot Ministrisë Shqiptare të Ekonomisë për të ndërhyrë për të përmirësuar këtë situatë përmes rritjes së tarifave të importit.

”Neni 10  i ligjit 9790 për mbrojtjen nga importi,  i cili respekton edhe marrëveshjet e tregtisë së lirë, na e lejon këtë. Tarifat doganore të importit duhet të jenë mjaft të larta si mbi produktin e klinkerit ashtu edhe të çimentos. Kjo do të bëjë që importet të mos marrin nga pjesa e prodhuesve vendas”, tha administatori.

Sipas kompanise “Antea”, humbjet për shkak të konkurrencës me çmime nën kosto nga kompanite në Itali dhe Greqi,  kanë arritur rreth 20 milionë euro në vit dhe ka bërë që shfrytëzimi i kapacitetit vendas të jetë vetem 33 përqind.

Drejtuesi i kompanise tha se qeveria duhet të ndërhyjë që të japë mesazhe të qarta se insvetitotët vendas po mbrohen, ndërkohë që përftimet për buxhetin do të jenë më të mëdha.

Ne kompaninë “Antea”, 60% e aksioneve i përket kompanisë “TITANE”, 30 % Korporates Financiare Ndërkombetare “”IFC”, degë e Bankës Botërore dhe 10 % Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Top Channel