Tafaj: 70% e nxënësve në Universitet

30/06/2012 00:00

Rreth 44 mijë maturanë në rang republike  i janë nënshtruar provimit të fundit në lëndët me zgjedhje.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj ka zgjedhur shkollën e Mesme Profesionale “ Ali Myftiu”  në  Elbasan për t’u uruar maturantëve suksese. Nga Elbasani kreu Ministri Tafaj tha se janë miratuar kuotat për pranimet në universitetet publike dhe se 70 % e maturantëve kanë mundësi që të përfitojnë nga shërbimi me kohë të plotë dhe pjesa tjetër të ndjekë studimet e larta me sistemin Part –Time nëse dalin me rezultat pozitive.  

Ministri Tafaj ka theksuar faktin se matura nga viti në vit ka pësuar ndryshime pozitive dhe se plotëson standardet për t’u njohur nga vendet e BE –së, në mënyrë që të gjithë maturantët  që  dëshirojnë të ndjekin arsimin e lartë jashtë vendit, të pranohen në universitetet e tyre.

Kreu i Arsimit ka njoftuar të gjithë maturantët se mesditën e së dielës, rezultatet e provimit të matematikës mund të jenë hedhur në sistem dhe maturantët në bazë të kodit të tyre identifikues mund të njihen me përgjigjet e këtij provimi. Ministri Tafaj ka vizituar disa shkolla në Elbasan, duke ndjekur nga afër procesin e provimit.   
 

Top Channel