Matura, 4 mesuese ne pranga

30/06/2012 00:00

Nje note e mire apo kaluese ne provimet e matures ne Kamez, ne shkollen “Ibrahim Rugova”  kushtonte 250 mije leke, ndersa me i veshtiri ai i historise se avancuar deri edhe 350 mije leke.

Kjo eshte tarifa e vendosur nga kater mesuese te kesaj shkolle ndaj  kater maturanteve, e zbuluar nga njesia e perbashket hetimore dhe strukturat e krimit ekonomiko-financiar ne perfundim te hetimeve me metodat speciale ne baze te nje autorizimi te leshuar nga Prokuroria e Tiranes.

Ne perfundim jane arrestuar kater mesuese te kesaj shkolle, dy prej te cilave ajo e fiskultures dhe historise u kapen ne kushtet e flagrances brenda ambjenteve te shkolles duke korigjuar testet thote nje burim i policise.

Ndersa dy mesueset e tjera, ajo e matematikes dhe letersise u kapen ne shtepi, por qe implikohen nga pergjimet dhe vezhgimet e gjata te agjenteve kunder krimit ekonomiko-financiar ne Policine e Tiranes.

Burimet e policise thane per Top Channel se rasti i fundit ben fjale per nje vajze nga Kamza e cila ka nderhyre nepermjet nje familjari tek mesuesja e fiskultures qe dyshohet se bente  rolin e sekseres ka paguar  shumen prej 250 mije lekesh per note kaluese, ndersa shoqja e saj kishte paguar nje shume te ngjashme per note te mire.

Top Channel