Masakra në Pukë, për kullotën e bagëtive

30/06/2012 00:00

Një ditë pas krimit të rëndë në fshatin  Marnac të Pukës ku mbetën të
vrarë dy përsona dhe tre të tjerë u plagosën policia ka zbardhur
ngjarjen.

I gjithe konflikti mes dy familjeve eshte krijuar pasi në pronën e familjes Markaj kullotnin bagëtit e familjes Pepmarkaj. Policia eshte vene ne kerkim te dy vellezerve te tjere qe moren pjese ne krim, ata jane persona me rrezikshemri te larte pasi vite më parë kanë kryer vrasje për të cilën janë denuar në Greqi.

Konflikti mes dy familjeve ka nisur 6 vite më  parë ku  familja Markaj ka blerë një tokë rreth 3 dynym një  banori të fshatit, por kjo tokë ndodhet pranë shtëpise së familjes Pepmarkaj. Familja Pepmarkaj nxirrte bagëtitë për kullotë tek toka e familjes Markaj këtu ka nisur dhe debati fillestar mes paleve. Prej 6 vitesh mes tyre ka pasur konflikte të vazhdueshme. Disa muaj më parë  dy familjet janë shoqëruar në policin e Pukës po me pas ceshtja u pushua.

Edhe tre ditë më parë meshkujt e dy familjeve janë  perplasur fizikisht në Kamez dhe janë shoqëruar  në komisariatin nr 5 ku dhe kanë bërë kallëzim ndaj njera-tjetrës. Por në kohen kur familja Markaj po kthehej në  Tiranë pasi ndodhej në fshat për festuar Shën Palin u maskruan pas një prite të ngritur nga familja Pepmarkaj, e kur për pasojë kanë mbetur të vdekur në vend vëllezërit Pavlin dhe Hilë  Markaj 50 dhe 40 vjec, si dhe kanë  mbetur të plagosur Tone Markaj, që është bashkëshortja e viktimës, Pavlin Markaj dhe Alfons Markaj 25 vjec që  është nipi i viktimave. Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur dhe  shtetasi Bardhok Permarkaj që sipas policise është njëri nga autorët e kësaj masakre dhe dyshohet te jete plagosur aksidentalisht nga vëllai i tij. Policia vazhdon kërkimet intensive për prangosjen e dy vëllezërve të tjerë të familjes Pepmarkaj.

 

Top Channel