2400 personave të dënuar nga gjykatat për vjedhje apo mashtrime u është
konvertuar dënimi nga burg, në punë në interes të publikut.

Pjesa më e madhe e këtij kontigjenti janë të rinj, të dënuar për grabitje nga më të ndryshmet.

“Unë jam në shërbim prove. Nuk duhet të shoqërohem me persona me precedentë penalë dhe nuk duhet të kryej vepra të tjera penale për një periudhë 18-mujore”, thotë një i ri, një ndër ata dhjetëra persona qe jane ne sherbim prove pas vendimit te gjykates, e cila ka ndryshuar vuajtjen e denimit nga burgimi, ne detyrime te tjera te vendosur prej togave te zeza, në varësi të veprës penale të kryer. Mes te tjerash i riu i arrestuar per vjedhje duhet te paraqitet çdo jave ne Zyrat e Sherbimit te Proves, nuk duhet te dale nga shtepia pas ores 22.00, e ka te ndaluar ne menyre kategorike te dale jashte vendit, si dhe nuk duhet te shoqerohet me persona që kanë probleme me ligjin.

Nderkohe 40-vjecari Nuri Shahini u shpall fajtor per shkak te ndertimit te nje godine pa leje. Denimi atij iu konvertua nga Gjykata ne sherbim prove per periudhen e 18 muajve.

Sipas statistikave te Zyres Vendore te Sherbimit te Proves Tiranë, aktualisht jane nen nje sherbim te tille 2400 persona, per nje pjese te te cileve, gjykata ka shpallur pune me interes publik, ose liri me kusht.

Drejtori i Sherbimit te Proves, Avdyl Spahiu deklaron se pjesa qe dominon nen sherbim prove jane ata te pandehur të denuar per vjedhje. Me tej ka 160 persona te moshuar, të akuzuar per falsifikim te dokumenteve me qellim rritjen e moshes per pension apo ata qe kane kryer lidhje te paligjshme te energjise.

“Në momentin që Gjykata vendos aplikimin e një prej alternativave të dënimit, ky vendim i përcillet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor. Nga Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë, ne na vjen urdhëri i ekzekutimit. Në momentin që na vjen ky urdhër fillon dhe mbikëqyrja nga Zyra Vendore e Shërbimit e këtyre të dënuarve”, tha Spahiu.

Sipas zotit Spahiu per te miturit nen sherbim prove, per nje pjese te tyre gjykata ka vendosur detyrimin per te ndjekur nje kurs profesional ose te angazhohen ne pune me interes publik.

“Kemi edhe një rast që është dënuar gjashtë muaj me burg. I është pezulluar kjo dhe është vënë 18 muaj në provë. Detyrim tjetër i është thënë që të mos i afrohet kabinës elektrike dhe ky individ duhet t’i rrijë 30 metra larg. Ka dënime të kësaj natyre”, sqaron Spahiu.

Sipas ligjit te gjithe personat qe jane nen sherbim prove me vendim gjykate e kane te ndaluar ne menyre kategorike te dalin jashte vendit deri sa perfundojne kete lloj rehabilitimi.

Top Channel