Zjarr ne Kalane e Gjirokastres

29/06/2012 23:50

Një zjarr aksidental përfshiu faqen ballore të Kalasë së Gjirokastrës përgjatë gjithë pjerrësisë së skarpateve.

Nga zjarri është djegur gjithë bimësia me shkurre dhe akacie. Në shuarjen e flakëve u  angazhuan dy zjarrfikëse, forcat e policisë, banorë të zonës si dhe turistë që ishin në ato momente në kala.

Mendohet që zjarri të jetë shkaktuar nga ndonjë pakujdesi e kalimtarëve që mund të kenë hedhur bishta cigaresh.

Zjarri i ndihmuar edhe nga era ka vështirësuar punën e zjarrfikësve për shuarjen e tij.

Ndërkohë, një banesë u përfshi nga flakët në fshatin Xenkë të Divjakës.

Banesa ishte në pronësi të Muhamet e Ruhije Qato, dy të moshuar që jetonin vetëm.

Për fat të mirë nuk ka patur të lënduar,  ndërkohë që zjarri ka shkrumbuar gjithcka. E gjithë banesa është djegur në pak minuta.

Shkak i zjarrit mësohet se ka qënë një shkëndijë elektrike në sobën e korentit. Për shuarjen e flakëve u angazhuan zjarrfikëse si edhe banorët e fshatit.

Top Channel