Lushnje, flakët shkrumbojnë një banesë
29/06/2012 00:00
Flakët kanë përfshirë një banesë në fshatin Xënkë në rrethin e Lushnjes, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.
Zjarri ka shkrumbuar të gjithë banesën e familjes së dy të moshuarve Muhamed dhe Ruhije Qato, të cilët jetojnë të vetëm.
Fatmirësisht dy të moshuarit nuk kanë pësuar asnjë lëndim nga zjarri, ndërkohë që banesa e tyre është shkrumbuar thuajse tërësisht duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit është bërë një shkëndije elektrike.
Top Channel