Aksident rrugor, humb jetën 30-vjeçarja

29/06/2012 00:00

Një 30-vjeçare humbi jetën në një aksident dhe një 60-vjeçare greke është plagosur rëndë.

Dy gratë po udhëtonin me mjete të ndryshme ne aksin Tepelenë-Gjirokastër, kur mjetet e tyre janë përplasur ballë për ballë në një kthesë për shkak të humbjes së kontrollit.

Automjeti tip Peugeot me targa greke KNT 1562, që drejtohej nga shtetësja Anastasia Stavralidhu, nga Selaniku i Greqisë, 60 vjeç, me drejtim lëvizje nga Tepelena për në Gjirokastër është përplasur me automjetin tip ëolskvagen me targa AA 293 AL, që drejtohej nga shtetësja Dorina Neni, 30 vjeçe, nga Tepelena  me drejtim lëvizje nga Gjirokastra për në Tepelenë. Ne fillim te dyja grate u derguan ne spital ne gjendje te rende por me pas 30-vjeçarja nga Tepelena humbi jeten.

Top Channel