Tepelenë, nxirret një trup i pajetë nga Vjosa

28/06/2012 18:20

Një trup i pajetë u nxorr pasditen e së enjtes nga ujrat e lumit Vjosë, informuan burime policore.

Sipas të dhënave, kufoma e seksit mashkull dyshohet të jetë mbytur një javë më parë, por identiteti i tij nuk është bërë ende i njohur.

Kufoma është dërguar në morgun e Gjirokastrës, ku do të realizohet autopsia dhe verifikime të mëtejshme.

Nga të dhënat paraprake, në trupin e të ndjerit nuk janë zbuluar shenja dhune, prandaj dyshohet se mbytja ka qenë aksidentale.

Që prej fillimit të stinës së verës, janë disa shtetasit që kanë humbur jetën të mbytur në zonat ujore të vendit tonë.

Top Channel