PS: “Konvikti”, aferë korruptive

28/06/2012 00:00

Opozita ka denoncuar në Kuvend, atë që e quajti skandalin e privatizimit të godinës së konviktit të Gjuhëve të Huaja.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, deputeti Ditmir Bushati ka treguar sesi po abuzohet me pronat publike, nga zyrtaret e veshur me pushtet te qeverise Berisha, duke e konsideruar kete si nje tjeter afere korruptive dhe duke e lidhur me integrimin europian, prioritet per te cilin eshte edhe lufta antikorrupsion.

“Brenda një periudhe kohore jashtëzakonisht të shkurtër një objekt kërkohet nga një privat dhe fillon procesi i dhënies me qira. Vihet në lëvizje e gjithë administrata e kunatit, duke nisur nga mazhordomi që është në krye të bashkisë, kunati, prefekti, administratori i përgjitjshëm, biznesi privat, ministri i Ekonomisë, drejtori i Konvikteve, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Kthimit dhe Kompensimit të pronave, i cili për hir të së vërtetës ka bërë një korrespondencë më elegante, se nuk ka konfirmuar, as mohuar, në rast se në prona që është konvikt sot për sot është apo nuk është një konflikt pronësie. Ku do të shkojnë 100 studentët që janë aty? Pse një pronë që është pronë publike dhe pse arsimi publik po tjetërsohet dhe po kthehet në një pronë që do të përdoret nga një biznes privat?” tha Bushati.

Ne kete tender te zhvilluar ne METE eshte paraqitur vetem nje pale e interesuar, e cila automatikisht jo vetem ka fituar tenderin, por ka te drejten e privatizimin nese shuma e investimit eshte me e madhe se 10 milionë leke.

Top Channel