Dekretet, çahen votat e LSI-së

28/06/2012 00:00

Ndryshimet në kabinetin qeveritar kanë kaluar në Kuvend vetëm me votat e maxhorancës.

Dhe keto, jo te gjitha kane qene ne bllok te njejta. Gjate votimit te dekreteve, deputetet e LSI kane votuar ndryshe per te pakten nje prej dekreteve te Presidentit, ate te shkarkimit te ministrit te Ekonomise, Nasip Naço.

Deputeti Lefter Koka ka votuar kunder shkarkimit te Naços, ndryshe nga koleget e tij te partise dhe te mazhorances. Gjatë votimit ne seance nuk ishte prezent kryeministri Sali Berisha dhe zëvendëskryeministri, Edmond Haxhinasto.

Ndryshe nga shkarkimi i Naços, qe mori vetem 70 vota, te gjithe emrat e rinj ne kabinet moren 71 vota. Flamur Noka emerua minister i Brendshëm, Edmond Haxhinasto minister i Ekonomisë, Edmond Panariti Minister i Jashtem dhe Vangjel Tavo, Minister i Shendetesise.

E nderkohe qe ne Kuvend do te votoheshin emrat e rinj te qeverise, jashte salles se parlamentit, pak perpara aktivistet e Aleances Kuq e Zi protestuan per keto ndryshime, dhe ne menyre te vecante per emerimin e Vangjel Tavos ne postin e Ministrit te Shendetesise. Ata e akuzuan zotin Tavo per lidhjet e tij me Athinen dhe thane se prania e tij ne qeveri eshte nje tradheti ndaj çeshtjes çame.
 

Top Channel