Berisha në Bruksel për samitin e PPE-së

28/06/2012 00:00

Kryeministri Berisha është nisur drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane.

Kryetarë shtetesh dhe kryeministra, kryetarë të partive opozitare në Europë, anëtarë të Partisë Popullore Europiane do të mblidhen në një Samit të zgjeruar, me pjesëmarrjen edhe të Presidentit të Këshillit Europian, Herman Van Rompuy dhe Presidentit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso dhe në axhendë të tij është përgatitja për mbledhjen e radhës të Këshillit Europian.

Mikpritësi i Samitit është Presidenti i PPE-së, Wilfried Martens dhe pjesëmarrës në të janë Kancelarja gjermane, Angela Merkel, Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, Kryeministri i Luksemburgut, Jean Claude Juncker dhe personalitete të tjera të rajonit dhe botës. Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, Kryeministri i Polonisë Donald Tusk, Kryeministri i Suedisë Frederik Reinfeld, Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho, Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa, etj.

Top Channel