Tentativat e qeverisë për t’ja faturuar opozites dështimin e tretë në
marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE,  Edi Rama nga mbledhja e
grupit parlamentar të PS i ka cilësuar si e vetmja alternativë në duart
e kryeministrit Berisha.

Përballë kësaj situate ku opozita fajësohet për dështimet e qeverisë, kryesocialisti Rama është shprehur për nevojën e një levizje të re, pasi sipas tij opozita e ka të drejtën me vete, një e drejtë që në pikpamjen e zotit Rama buron nga vjedhja e votës,  vrasjet e antarëve të opozitës dhe përbaltja e saj nga kryeministri.

“ Brenda kohës së mbetur të këtij sesioni parlamentar, çdo deputet e deputete duhet të ndërrmarë një lëvizje dhe komunikim të pandërprerë, të drejtpërdrejt, në çdo zonë të Shqipërisë. Duke nisur me strukturat e Partisë Socialiste, me të gjithë përfaqësuesit socialistë nga çdo qendër votimi, për të folur dhe për të dëgjuar. Për t’u përgjigjur çdo pyetjeje dhe për të dhënë çdo shpjegim të nevojshëmlidhur me gjithë sa kemi bërë deri këtu e për të gjithë sa duam të bëjmë bashkë me ta”, tha Rama.

Zoti Rama është ndalur edhe në dënimin dhënë nga gjykata nënkryetarit të grupit parlamentar Saimir Tahiri për të cilin tha se kishte të gjitha provat për korrupsionin e fëmijëve të kryeministrit.  Rama kërkoi nga deputetët socialist t’i drejtohen miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë, për këtë dënim politik. Nuk ka mbetur jashtë fjalës së zotit Rama çështja e licencës së Llotarisë Kombëtare për të cilën kryetari i PS deklaroi se “kjo llotari është projektuar të prodhojë fitime për klientelën e kryeministrit duke premtuar zhbërjen e kësaj afere korruptive kur të qeverisin socialistët.

“Ministri i Financave është sot një spekulator që vepron për llogari të klientëve të pushtetit dhe dokumentat e tenderit të Llotarisë Kombëtare provojnë vetëm një gjë: Që Ridvan Bode duhet të jap dorëheqjen. Sigurisht që Ridvan Bode nuk do ta japë dorëheqjen, sepse dora e tij është e zhytur kaq thellë në këtë aferë dhjetramilionëshe në vit sa që ai nuk e heq dot”, tha Rama.

 

Top Channel