Nëna e Maries, 17-vjeçares që u vra për gjakmarrje pak ditë më parë në
një fshat të thellë të Dukagjinit, kërkon që askush tjetër mos të vuajë
dhimbjen që ajo po kalon për femijën e saj.

Shaqe Qukaj, nënë e 5 fëmijëve kërkon që shteti të mos heshtë ashtu siç ka bërë deri më tani, por të veprojë.

“Mos t’i ndodhë askujt si ne. Shteti nuk duhet t’i lejojë më këto gjëra të ndodhin”, thotë nëna e viktimës.

Fëmijët e mitur te kesaj gruaje te re qe ka veshur rrobat e zisë jane rritur me shumë mundime. Nena e Maries dhe femijet e saj per 12 vjet kane qendruar prane dajave te tyre dhe vetem nje vit e gjysmë me pare familja eshte ribashkuar.

“Jam nene e 5 fëmijeve. Nuk e di se kush e ka vrarë vajzën. Jam përpjekur për t’i rritur fëmijët e mi me shumë vështirësi. Kohën më të madhe fëmijët e kanë kaluar te dajat e tyre dhe jo në shtëpi”, thotë Shaqe Qukaj.

Fjala gjakmarrje as nuk pranohet nga nena e Maries e cila thote se ajo, 5 femijet e saj dhe Maria si kishte faj askujt.

“Nuk e kisha menduar se do ma vriste kush vajzën, sepse vajza nuk i kishte bërë keq askujt. Nuk di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, thotë nëna e Maries.

Familjaret e tjere te Maries te revoltuar thone se strukturat shteterore s’po bejne asnje gje per ngjarjen e rende. Ata thone se ne rastin e nje grabitje banke jepen mijëra euro shperblim per ata qe japin informacion per autoret dhe ne vrasjen e Maries, askush nuk levizi duke cuar njerezit drejt vetegjyqesise. Familja e Maries, ne periferi te fshatit Omaraj te Malesise se Madhe jeton mes dhimbjes per humbjen e nje vajze te re, nevojes per te rritur larg realitetit te eger femijet e tjere dhe thirrjes per drejtesi.

Top Channel