Asnjë i dënuar për zgjedhjet

26/06/2012 00:00

Gjate seances dëgjimore të kryeprokurores Ina Rama, në lidhje me raportin
vjetor të gjendjes së kriminalitetit në vend, për vitin 2011, pjesa me
madhe e maxhorances kishte rezervat e saj per politiken penale te
ndjekur.

Sugjerime ne kete pike dha dhe opozita, por nje prej tyre, deputeti Bashkim Fino, ngriti nje shqetesim krejt te veçante qe ka te beje sipas argumentimit te tij, me cenimin e demokracise, vjedhjen e zgjedhjeve. Fino u shpreh se nuk ka ende asnje te denuar pavaresisht se u regjstruan nje numer i madh kallëzimesh per abuzime me procesin zgjedhor.

“Zonja prokurore në vitin 2011 ju keni regjistruar 25 procedime penale nga të cilat 14 të pandehur. Nga këta po vihet re që asnjë prej tyre nuk po dënohet. Dua të di reagimin tuaj dhe të institucionit që ju drejtoni  për mosdënimin e asnjë të pandehuri që ka cënuar zgjedhjet e lira dhe që deformon zgjedhjet”, tha Fino

“Ne kemi ngritur akuza dhe mendojmë që akuzat tona duhet të qëndrojnë. Pjesa e procesit gjyqësor dhe vendimmarrja e gjykatës është një gjë që duhet ta presim ende, përsa kohë nuk kemi një statistikë”, tha Ina Rama.

Pjesa me e madhe opozitës ngriti shqetesimin e korrupsionit ne gjyqësor per te cilen Ina Rama deklaroi se, duhet hequr imuniteti i tyre, duke rënduar akoma edhe më tej akuzën e saj, duke i cilësuar vendimet e tyre korporative.

“Sistemi korporativ është një shprehje me definicion shumë të rëndë. Kemi të bëjmë me një organizim të strukturuar njerëzish, të cilët veprojnë mbi ligjin”, tha deputeti socialist Pandeli Majko.

“Dy standarde, të cilat nga njëra anë kalçifikojnë kulturën e pandëshkueshmërisë dhe nga ana tjetër përkëdhelin të fortët dhe të pushtetshmit”, tha deputeti tjetër socialist Sajmir Tahiri.

“Rekomandoj heqjen e imunitetit, e bej këtë rekomandim lidhur me pozicionin e prokurores dhe them se nëse ka një fenomen, që duhet ndëshkuar nga ky pozicion është ai që ka të bëjë me imunitetin, sepse është aktiviteti abuziv. Ndërkohë që ndoshta sistemi mundet t’i nënshtrohet edhe reformave të tjera të natyrës legjislative”, tha kryeprokurorja Ina Rama.

21 janari ishte një teme që u prek shume, por për të u dhanë pak pergjigje. Shqetësimit të deputetit Edi Paloka per denim te paktë të demonstruesve te 21 janarit, te cilet dogjen dhe ushtruan dhune, sipas tij, Rama u pergjigj se i ka derguar te gjithe ne gjykate.

Ne fund te kesaj seance shqetesimi i kreut te komisionit Ilir Rusmali ka qene shqetesimi qe ILDKP-ja, KLSH-ja apo edhe Drejtoria e Pastrimit te Parave ka patur per organin e akuzes. Midis te dyve ka nje konkluzion perfundimtar per t’u bere pjese e rezolutes.

“Kur institicionet i janë drejtuar Prokurorisë janë ekstremisht pak dhe nuk justifikojnë ankesën e institucionit ndaj prokurorisë, ose rastet janë të tilla që Prokuroria i ka çuar në Gjykatë dhe nuk justifikojnë ankesën ndaj Prokurorisë. Institucionet për shkak të statistikës, nuk kanë të drejtë në ankesën e tyre”, tha Rusmali.

Top Channel