Ambasadori holandez kundër Nishanit president

26/06/2012 00:00

Ambasadori holandez në Tiranë Van den Dol shprehu pakënaqësi për mënyrën se si u zgjodh Presidenti i ri i  Republikës.

“Kreun e ri të vendit Bujar Nishani e respektoj si politikan, por u zhgënjeva nga mënyra se si u zgjodh. Ndërkombëtarët kërkuan një proces gjithëpërfshirës për Presidentin, por ai ishte i njëanshëm”, tha Van den Dol.

Ambasadori, i cili e dha këtë deklaratë në Voskopojë, ku ndodhet për një takim theksoi se Shqipëria ka plotësuar vetëm një nga 12 kriteret për statusin, atë për Avokatin e Popullit.

“Politika po humbet edhe afatin e tretë për mbylljen e reformës zgjedhore, ndaj duhet që ky proces të përmbyllet përpara se Kuvendi të nisë pushimet”, tha ambasadori.

Top Channel