Qyteti i Vlorës qe prej kohesh vuante rritjen e kriminalitetit dhe
akteve te dhunes si grabitjet e bankave apo edhe vrasjet ka rregjistruar
nje periudhe me te qete muajt e fundit.

Krimet e renda jane ulur me 50 perqind ndersa eshte rritur ndjeshem numri personave qe kapen nga policia si dhe eshte rritur zbulueshmeria. Drejtori i policise se Qarkut Vlore, Artan Cuku thote ne nje interviste se jane rritur edhe operacionet nderkombetare ne kapjen e personave te kerkuar nga interpoli.

Nje nga fushat kryesore ku policia ka arritur sukses eshte lufta kunder trafikut te droges. Vetem policia e vlores ka kapur 4120 kilogram mariuane qe eshte 50 perqind e gjithe sasise se kapur ne shkalle vendi.

Gjate periudhes se sezonit turistik rritet ndjeshem popullesia e gjithe qarkut te Vlores dhe per te shmangur problemet me rendin policia ka bere edhe nje plan masash. Por nje menyre shume efikase per te goditur kriminalitetin eshte informimi direct nga njerezit per te cilet eshte vene ne funksion numra telefon dhe kontakt direct me drejtuesit e larte te policise.

Top Channel