Ambasadori amerikan në vendin tonë, Alexandër Arvizu deklaroi se klasa
politike ka një zë shumë të fuqishëm dhe mes politikaneve dhe medias ka
shume diskutim mbi çështjet e ditës, por përshtypja që ai ka është se
njerëzit mund të mos e ndjejnë se zëri i tyre dëgjohet mjaftueshëm.

“Duhet që zëri i njerëzve të dëgjohet. Le të marrim rastin e zgjedhjes se Presidentit që ka ndodhur dy javë më parë. Eshtë zhvilluar në përputhje me Kushtetutën dhe në sistemin shqiptar nuk është një zgjedhje e drejtpërdrejtë popullore, por rezultati është përcaktuar nga vendimet ose mosvendimet e bëra prej tre personave, pra kryetarit te koalicionit qeverisës, zotit Meta dhe opozites. Pra kanë qenë tre persona që kanë vendosur se cfarë të bëhet dhe cfarë të mos bëhet.Duket sikur ka një ndjesi pakënaqësie, pak boshllëk, jo për shkak për të rezultatit, disa kanë për ta pëlqyer disa jo, por mungesa e inputit në procesin që është zhvilluar”, tha Arvizu, në një intervistë dhënë mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”.

I pyetur se cfarë e zhgënjeu në procesin e zgjedhjes së presidentit meqë nuk mori pjesë në raundin tretë dhe të katërt, Arvizu u përgjigj: “Raundi i parë ishte i qartë që do digjej. Raundi i dytë e tretë kur ka pasur një mundësi, ndoshta shumë e vogël për të arritur një konsensus, e ndjeva që mund të ishte rast historik, dhe e ndjeva që mund të përfaqësohej në nivelin tim. Në raundin e katërt nuk ishte rasti. Nuk kisha pse të ndryshoja axhendën time të punës, që ishte shumë e rëndësishme, dhe vendosa që të përfaqësohesha me sekretaren e sektorit politik të ambasadës. Megjithatë procesin e ndoqa në televizion, ka qenë një shans i humbur”, tha Arvizu.

Ambasadori amerikan beri te qarte se nuk donte te ndikonte ne vendimin e KQZ-se, per mbajtjen e referendumit per importin e plehrave, por se do te kryeje nje proces investigimi nese kerkesa eshte e ligjshme apo jo. Arvizu tha se i ka kerkuar ICITAP-it te bashkëpunoje me policine shkencore per te verifikuar nese nga 62 mije firma te mbledhura, 50 mije prej tyre jane te vlefshme per mbajtjen e ketij referendumi. 

Top Channel