Aksident rrugor në Vlorë, një i plagosur

25/06/2012 00:00

Aksident me pasojë plagosjen e një personi në qytetin bregdetar të
Vlorës. Një mjet tip “Audi”, me ngjyrë gri e targa angleze, ka përplasur
te dielen një kalimtar, e më pas drejtuesi i mjetit është larguar nga
vendngjarja.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, personi i plagosur nuk është identifikuar ende, ndërkohë që është nisur me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Policia sqaron gjithashtu se, edhe personi që drejtonte makinën tip “Audi” nuk është identifikuar.

Pasi ka ndodhur aksidenti, ai ka braktisur mjetin në vendin e ngjarjes dhe është larguar që aty. Blutë e Vlorës po hetojnë për shkaqet e aksidentit, si edhe për identifikimin e ndalimin e tij.

Top Channel