5 milionë lekë gjobë Tahirit

25/06/2012 00:00

Deputeti socialit Saimir Tahiri e ka humbur në shkalleën e parë
përballjen gjyqësore me dy fëmijët e kryeministrit Sali Berisha, Argita
Malltezi dhe Shkëlzen Berisha.

Pas 13 seancash shqyrtimi gjqyesor gjyqtari Ilir Çeliku pranoi pjesërisht padinë e shkaktimit të dëmit nga dy fëmijët e Kryeministrit duke e gjobitur deputetin Tahiri me 5 milionë lekë në total, ku secili prej paditësve duhet të marrë nga deputeti 2,5 milionë lekë.

Gjykata ka rrezuar vetem nje pjese te padise se pjesetareve te familjes kryeministrore, qe eshte kerkesa per t’i shperblyer ata per demin me nga 4 milione leke secilin. Ne perfundim te dhenies se vendimit deputeti Tahiri deklaroi se do t’i drejtohet Gjykates se Apelit, jo vetem per shkak te shumes se vendosur si gjobe, por edhe sikur kjo gjobe te ishte me vleften një lek.

“Ishte një vendim thuajse jo surprizë, përsa kohë procesi ishte i montuar politikisht deri në atë pikë, nuk linte shpresë të besoje se mund të kishte ndonjë vendim të drejtë, të paanshëm. Kam frikë që nuk foli drejtësia në këtë rast, folën fëmijët e kryeministrit me gojën e gjyqtarit, sic kam frikë se ky gjyqtar dëshmoi edhe njëherë si drejtësia mund të jetë e sëmurë deri në pikën që të instrumentalizohet dhe t’i nënshtrohet pushtetit politik. Unë dënim qoftë edhe me një lek, jo me shumën që caktoi gjyqtar, që njëlloj e konsideroj, dënim të padrejtë, duke qenë se penalizon fjalën e lirë të të gjithë atyre që kanë guxim të tregojnë me gisht ata që vjedhin”, tha Tahiri.

Gjykata e Shkalles se Pare ka paditur me heret me gjoba qe varjojne nga nje milione deri ne 3 milione edhe deputetet Eduart Shalsi, i paditur nga Albana Vokshi, Ermonela Felaj, Artan Gaci. Ndersa per deputetin Saimir Tahiri kjo nuk eshte hera e pare qe merr nje fature te tille nga gjykata, me heret ai eshte gjobitur pas padise se deputetes demokrate Albana Vokshi me gjoben 3,3 milione leke. Disa prej ketyre ceshtjeve jane rikthyer nga Gjykata e Apelit per rishqyrtim ne Shkallen e Pare per shkak te parregullsive proceduriale.

Top Channel