Kryetarja e re e FRESSH deklaron se në forumin që ajo drejton nuk ka patur asnjë shkarkim ashtu siç është lajmëruar në media.

Ajo tregon se vijon puna për verifikimin e listave të Asamblesë e cila mblidhet së shpejti për të zgjedhur strukturat e tjera drejtuese të këtij Forumi Rinor të Partisë Socialiste.

“Të gjithë krerët e FRESSH-it janë në punë aktualisht. Të gjitha listat po verifikohen aktualisht nga FRESSH këtu. Do të bëhet një mbledhje dhe konstituim i plotë i Asamblesë me të gjithë emrat e të zgjedhurve, ashtu sic e ka procedura, ashtu sic u vendos në Kongresin e FRESSH-it. Ky konstituim do të bëhet në mbledhjen e ardhshme dhe po ashtu të gjitha strukturat e tjera të forumit, përvec kryetarit, do të zgjidhen me votë në asamble. Të gjithë ata krerë forumesh që kanë qenë në atë mbledhje apo që kanë dalë nga jo mbledhje kanë patur vetëm një qëllim së bashku, për ta bërë procedurën sa më demokratike, sa më transparente dhe për të përfshirë sa më shumë njerëz”, deklaroi kryetarja e FRESSH, Elisa Spiropali.

Top Channel