Prokuroria pushon hetimin pas akuzave të Priftit

23/06/2012 00:00

Njësia task forcë ka pushuar hetimet për një nga çështjet e denoncuara
nga ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti, i cili drejtoi gishtin e
akuzës ndaj ministrit Genc Ruli për kryerje kryerje të veprimeve në
kundershtim me ligjin në menaxhimin e koncensioneve të dhëna nga shteti
për vendburimet e kromit.

Prokuroret Gentian Osmani dhe Ols Dado shprehen në vendimin e pushimit të procedimit penal, regjistruar në vitin 2010 për veprën penale shpërdorim detyre, por pa emra konkretë të dyshuarish, se mungesa e një elementi të qënësishëm, siç është ardhja e pasojës për shtetin, të çon në përfundimin se fakti i ndodhur, nuk parashikohet nga ligji material si fuqi penale.  

Dy prokuroret pasi kane kryer veprime intensive hetimore qe nga marrja e dokumentave nga METE, Drejtoria e Pergjithshme e Doganave Qendra Kombetare e Regjistrimit kane dale ne perfundimin se dy marreveshjet e nenshkruara nga ish-ministri i Ekonomise Genc Ruli dhe pales koncensionare “Darfo” nuk kane sjelle ndonje pasoje financiare ne dem te shtetit shqiptar.

Me tej thuhet se veprimtaria administrative  e finalizuar me nenshkrimin e marreveshjeve qe sic duket thone prokuroret ka qene ne tejkalim te tagrave ligjore ka sjelle nje ndryshim ne thelmb te kushteve koncensionare. Por keto ndyrshime kane konsistuar ne ndryshimin e grafikut të punimeve dhe planit te investimit , te cilat ne procedure normale duhet te ndiqnin rrugen e miratimit parlamentar sikurse parashikohet ne marrëveshjet koncensionare baze te vitit 2000 dhe 2001.

Prokurorët kujtojne ne dosjen e pushimit te hetimeve se marrveshja mes ish-ministrit te Ekonomise Genc Ruli kishte si objekt trajtimin e penaliteteve te shoqerise “Albanian Chrome”, të vendosura per mos investim ne kohe ne koncensinet e perfituara nga shteti per shfyrtezimin e vendburimeve te kromit. Siç duket nga brendia e marreveshjes – vijojne prokuroret – nuk rezulton qe penalitetet te jene falur ne favor te shoqerise koncensionare.

Top Channel