Ngecja e punës në Komisionin për Reformën Zgjedhore duket se ka shqetësuar përfaqesinë e OSBE-së në Tiranë.

Pasi Partia Socialiste deklaroi se per rishikimin e kapitullit e përdorimit të teknologjisë në zgjedhje do të punojë me amendamente kur nga ODIHR të vijnë të plota rekomandimet me shkrim edhe për numërimin elektronik, OSBE-ja në Tiranë u ka dërguar një letër dy bashkryetareve te komisionit, Ilir Rusmalit dhe Damian Gjiknurit.

Letra konfirmon se rekomandimet me shkrim do te vijne brenda një javë. Por për OSBE-ne kjo nuk do te thote qe komisioni te stopoje punen, duke lene te digjet 1/3 e afatit te mandatit te komisionit. Ne letren per bashkekryetaret Rusmali dhe Gjiknuri, zevendesambasadori i OSBE-se thekson edhe nje pike tjeter te rendesishme, kur thote se “ne komentet e shkruara qe do t’ju dergohen, ato nuk do te ndryshojne ne forme apo ne permbajtje nga bisedat shume te detajuara qe u zhvilluan me ju gjate vizites se fundit te eksperteve”.

Keto biseda, sic i konfirmuan te dyja palet ne mesin e muajit maj, rrezuan konsensusin mes demokrateve per perdorimin e teknologjise ne zgjedhje menjehere ne te gjithe vendin, si per perdorimin e pajisjes lexuese te kartes se identitietit, ashtu edhe per numerimin elektronik. Propozimi i PS-së per perdorimin e teknologjive, per te cilin PD dha konsensus u refuzua nga ekspertet e ODIHR-it si i nxituar, i pasigurte dhe i paqendrueshem dhe si i tille u konsiderua si proces i parealizueshem per zgjedhjet e vitit 2013.

ODIHR rekomandoi te pakten 3 vjet kohe pergatitore per futjen e teknologjive ne zgjedhje dhe pranoi perdorimin e tyre vetem nepermjet projekteve pilote ne shkalle te ulet dhe ne menyre graduale. Ky qendrim i eksperteve te ODIHR-it perseritet edhe ne letren drejtuar bashkekryetareve te Komisiomit per Reformen Zgjedhore. Duke i inkurajuar te vazhdojne punen me ceshtjet e tjera, zëvendësambasadori i OSBE-se, Dan Redford i thote zotit Rusmali dhe zotit Gjiknuri se “duke qene se ata jane ne dijeni te ketyre fakteve, do te ishte shume zhgenjyese dhe fare e panevojshme qe çeshtja e marrjes me shkrim te ketyre komenteve te rezultonte ne nje vonese per punen e komisionit.

Top Channel