Reforma Zgjedhore, rimblidhet Komisioni

22/06/2012 00:00

Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka humbur asnjë ditë kohë dhe është
mbledhur menjëherë, sapo mori mandatin e ri nga Parlamenti, i dyti
brenda shtatë muajsh.

Por dita e pare e punes, pas djegies se mandatit te pare, nuk ka shkuar aspak mire. Rezultati ka qenë zero, pasi palët nuk kanë marrë vesh për metodën e punës së komisionit.

Palët e interpretojnë në mënyrë të ndryshme, nëse për ekspertet duhet te kishte nje vendim nga komisioni, qe ata te sjellin amendamentet per tre çeshtjet e mbetura pa zgjidhur.

“U refuzua që të vazhdohej me tej. Unë kam një projektvendim të Komisionit për të mandatuar grupin e eksperteve për të bërë këtë punë. U refuzua të firmoset nga bashkëkryetari socialist. Mbledhja u braktis për të mos i dhënë mundësinë Komisionit që të mandatojë ekspertët dhe të ekplorohen më tej rekomandimet e ODIHR-it, te reflektohen ato ne menyre te kristalte ne Kodin Zgjedhor, në mënyrë që të mos ketë asnjë problem ne perdorimin e teknologjise”, tha eksperti i PD-së për reformën zgjedhore.

“Zoti Gjiknuri nuk e braktisi mbledhjen. Ekspertet e kane mandatin që në mbledhjen e dytë apo të parë të komisionit, në nëntor dhe nuk ka patur asnjëherë një axhendë me shkrim të dhënë pas çdo mbledhje të Komisionit se cfarë duhet të bëjnë ekspertët. Nuk ka ndodhur asnjehere kjo dhe nuk ndodhi as sot”, thotë eksperti socialist për Reformën Zgjedhore, Bledian Çuçi.

Problemi tjeter i shfaqur në Komision është se cilat nga rekomandimet e ODIHR-it në përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, duhen reflektuar në amendamente. Partia Socialiste kërkoi që Komisioni të punonte vetem me rekomandimet me shkrim, që prekin identifikimin e zgjedhësve, ndërsa për rekomandimet verbale për zonat pilot për numërimin elektronik, duhet të pritet derisa të vijnë të shkruara. Për Partine Demokratike ky është justifikim për bllokimin e punës.

“Më vjen keq, sepse debati kishte të bënte thjesht me çështjen nëse ekzistojnë komentet me shkrim të plota për pjesën e numërimit, sepse duhet të jenë të plota që ne t’i reflektojmë të plota. Domethënë ne kemi një opinion me gojë nga ekspertët përsa i përket numërimit elektronik , por qe keto mund të mos mjaftojnë. Ndoshta , kur te sjellë ato verejtjet me shkrim, mund te kete atje edhe gjera qe ne duhet t’i reflektojme. Pra ne te mos i kthehemi disa here te njejtit kapitull. Qe tashme, madje po i kthehemi per here te dyte, sepse keto kapituj i kemi miratuar njehere nga komisioni. Vete eksperti i OSBE-së tha se  nuk kane ardhur. Shpresoj te vijne ndoshta te henen dhe te merkuren t’í kemi te reflektuara te gjitha keto”, tha eksperti socialist.

“Eshte nje hipokrizi e radhës, nje tentative e re, per te bllokuar komisionin ne punen e tij. Nderkohe qe puna eshte shume e qare dhe nuk ka nevojë që ne të vijmë rrotull dhe të gjejmë justifikime, ndërkohë qe zoti Gjiknuri dhe ne te gjithe dime qe ODIHR ka qene shume i qarte dhe rekomandimet e tij jane te vlefshme për çdo element elektronik qe përfshihet ne procedurat e votimit pavaresisht ne cilen faze perdoret apo lloji i teknologjise qe perdoret”, tha Bylykbashi.

Mesa duket mazhoranca nuk beson tek vullneti i shfaqur i Partisë Socialiste për ta mbyllur punën brenda mandatit deri me 12 korrik, megjithëse nga opozita u tha se propozimet do te jene gati brenda pak ditëve.

“Partia Socialiste tentoi qe duke përdorur ODIHR-in të bëjë bllokimin e radhës, tenton të djegë edhe këtë afat trejavor se kjo i intereson, siç ka ndodhur deri me sot. Askush nuk mund te shkoje pertej rekomandimeve te ODIHR-it pavaresisht qellimeve dhe tekave politike”, tha Bylykbashi.
 
“Personalisht nuk marr persiper te them qe PD po bllokon. Absolutisht jo, mesa pashe frymen ne Komision, pati debate, por kur unë them, si ekspert i PS-së, qe perfaqesoj interesat e saj, deri te merkuren do te paraqesim nje projekt apo draft te ketyre amendamenteve apo çeshtjeve te mbetura, nuk besoj se kjo mund të quhet bllokim apo zvarritje”, tha Çuçi.

 

Top Channel