Në mbrojtje të Parkut të Tiranës

20/06/2012 00:00

Prerja e dhjetëra pishave në Parkun e Liqenit Artificial dhe mungesa e
transparencës në projektin për zgjerimin e Rruges së Elbasanit ka çuar
në reagimin qytetar të shumë ambientalistëve, por edhe të mbrojtësve të
trashëgimisë kulturore dhe historike.

Zamir Dedej dhe Lavdosh Ferruni kanë kërkuar që Bashkia të bëjë transparencë mbi këtë projekt dhe të konsultohet me qytetarët e Tiranës, para se të ndërrmarrë aksione, ku priten dhjetëra pemë.

“Sot ndodhemi para një lloj masakre të vogël të një sheshi, por unë që mendoj që nuk do të përfundojë këtu. Të paktën nga ato që ka deklaruar Bashkia, rruga do të vazhdojë të shtrihet përgjatë gjithë rrugës së vjetër dhe kjo do të thotë që do të ketë një numër të madh drurësh që priten. Unë do të kisha kërkesë si qytetar që bashkia ta shihte me përparësi mosprerjen e pemëve”, tha Dedei.

“T’i thërrasim ndërgjegjjes qytetare dhe ta shohim edhe njëherë këtë problem, sepse është totalisht e papranueshme. U bë kjo masakër dhe unë mendoj se personat që e kanë bërë duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore, por nga ana tjetër duhet menjëherë një pezullim, në mënyrë që të ketë mundësi Bashkia të bindë qytetarët e pabindur të Tiranës”, thotë Lavdosh Ferruni, ambientalist.

Lavdosh Ferruni mbron tezen, se zgjerimi i kesaj rruge me 6 korsi eshte i panevojshem, pasi projektet per zgjerimin e rrugeve, permes Unazes se Madhe qe kalon edhe prane Kopshtit Botanik, e bejne te panevojshem kete zgjerim.

“Fluksi i kalimit të mjeteve në këtë aks do të vijë duke u pakësuar, si rrjedhojë e ndërtimit të unazës tjetër të madhe, që kalon në Unazën e Tiranës që kalon nëpërmjet Kopshtit Botanik, që edhe ajo ishte një gabim tjetër që është bërë. Nga ana tjetër ka edhe një plan, që një aks rrugor të tipit të autostradës do të kalojë edhe nga lumi i Tiranës, në drejtim të tunelit që po ndërtohet, në mënyrë që të lehtësohet gjithë fluksi i veriut dhe i perëndimit të vendit. Në perspektive do të ketë një fluks më të pakësuar të mjeteve, më tepër i karakterit turistik për të vizituar disa ambiente në këtë zonë të bukur”, thotë Ferruni.

Zamir Dedei ka kerkuar se bashkia duhet te konsultohet me grupet e qytetareve pasi te marre vendime qe lidhen direkt me jeten e tyre.
 
“Duhet të kishte disa dokumenta të debatuara me shoqërinë civile dhe grupet e interesave, për të arritur në një vendimmarrje”, tha Dedei.

Vetem pas disa ditesh kerkesash publike, qe keshilltaret Bashkiakë Socialiste i kane derguar kreut te Bashkise, Basha, eshte vene tabela e cila ben publike, vetem sa do te zgjasin punimet dhe ku do te jete gjurma e zgjerimit te rruges. Perfaqesuesit e Shoqates se Arkitekteve dhe te Trashegimise Kulturore kane kerkuar qe te mos lejohet prishja e forteses se Pallatit te Brigadave, si dhe te mos cenohet hapesira fare prane Varrezave te Deshmoreve.

Top Channel