Nënshtetesitë false britanike

20/06/2012 00:00

Prej vitesh vazhdon neper gjykatat britanike beteja mes avokateve te
emigracionit dhe shtetit i cili kerkon te heqë shtetësinë e një numri
shqiptarësh, që sipas Ministrise së Brendshme, Home Office, e kanë
fituar atë përmes mashtrimit.

Disa e kane pranuar nderkohe nje fakt te tille, pasi kane paraqitur prana Ambasades britanike ne Tirane çertifikatat e tyre te lindjes ne Shqiperi, kur kane dashur te martohen apo te ftojne prinderit ne Britani dhe njekohesisht kane paraqitur pasaportat e tyre britanike, ku vendilindja eshte e shkruar Kosove.

Por se fundi, nje shqiptar ka fituar apelin e bere nga Home Office, ku Gjykata eshte shprehur qarte se Ministria e Brendshme Britanike nuk kishte arritur te bindte tribunalin, se dokumentat e ofruara prej saj, vertetonin pa asnje dyshim se personi ne fjale ishte lindur ne Shqiperi dhe jo ne Kosove.

Naim Hasani eshte avokat shqiptar ne firmen legale te emigracionit ‘Blavo &co Solicitors’ ne Londer, e cila mbron rreth 10 shqiptarë, qe jane ne nje situate te tille. Lidhur me kete vendim gjykate ai ben kete koment:

“Ky lajm eshte mjaft i rendesishem. Vendimi i gjykates do te kete pasoja shume te medha per nje numer te madh personash qe gjenden ne nje situate te tille, sepse nepermjet ketij rasti eshte vertetuar se Ministria e Brendshme britanike nuk ka mundur te paraqesë prova, qe personi ne fjale ka marre nenshtesine britanike permes mashtrimit””, thotë Hasani.

Edhe pse eshte nje fitore e nje beteje, serish lufta ende nuk eshte fituar ne kete sage ligjore. Sipas z.Hasani, Minstria e Brendeshme britanike ka marre vendim per 10 personat e pare, qe e kane pranuar mashtrimin, per t’ju hequr shtetesine Britanike. Keto 10 raste jane quajtur si precedentë, pasi çfaredo qe te ndodhe me keta persona, do te ndodhe edhe me nje numer te madh shqiptaresh te tjere, qe jane duke pritur per nje vendim qe ne vitin 2007.

Top Channel: Zoti Hasani nje nga mundesite per tejkalimin e ketij ngerci ligjor eshte nderrimi i vendlindjes ne pashaporten britanike. Cfare keshillash u jepni ju klienteve tuaj kur ju kerkojne nje gje te tille ?

Avokat Naim Hasani: Une deshiroje qe nje gje e tille te ishte aq e lehte, por fatkeqesisht nuk eshte ashtu ne te vertete. Ligjet  ne Britani jane komplet te qarta. Per momentin nderrimi i vendlindjes  ne pasaporten britanike nuk behet per arsye se Ministria e Brendshme ka vendosur nje kufizim, derisa te zgjidhet ceshtja ligjore dhe ajo eshte e bllokuar dhe nuk do merret as nje lloj vendimi per nderrimin e vendit te lindjes. Une do i keshilloja te gjithe shqiptaret qe jane prekur nga nje situate e tille qe te presin deri sa te zgjidhet vendimi perfundimtar i gjykates kur sitata do te jete shume me e qarte shume me precise dhe shpresojme ne favorin e tyre.

Egziston mundesia qe kjo ceshtje te perfundoje ne Gjykaten Supreme te Britanise, dhe ndoshta do te duhet te pakten nje vit per vendimin perfundimtar.

Sipas specialisteve te emigracionit jane tre kategori qe perjashtohen nga heqja e shtetesie. Ata qe kane 14 vjet qe jane rezidentë ne Britani, ata qe kane qene poshte moshes 18-vjeçare kur kane fituar lejen e perhershme te qendrimit ne Britani, dhe ata shqiptare qe e kane fituar shtetesine pasi e kane fituar nga amnistia e vitit 2004.  Per te tjeret beteja ligjore do te vazhdoje.

Top Channel