Një fermer nga Berati është shpallur në kërkim në fshatin Rërëz në komunën Kutalli.

Në tokat e tij policia gjeti të mbjellë kanabis sativa. Në bazë të informacioneve në këtë zonë, policia u informua se ishte mbjellë drogë.

Për pasojë u dërgua për ndjekje penale edhe kryetari i komunes së Kutallisë dhe kryeplaku i fshatit ku u gjet droga.

Fermeri që ka mbjellë këtë bimë është larguar duke i shpëtuar policisë. Ai është Benjamin Çala në tokën e të cilit u gjend kjo sasi bime narkotike.

Ndërkohë, policia e Fierit mundi të arrestojë tre persona të akuzuar për kultivim hashashi. Ata janë Malo Driza, 53 vjeç nga Kallm i Madh, Fier; Emirjan Driza, 19 vjeç, nga i njëjti fshat.  

Në tokat e tyre u gjetën të mbjella 16 rrënjë bime narkotike. U ndalua edhe Neim Çepele, 49 vjeç, lindur dhe banues në Kallm i Madh Fier sepse në parcelën e tij ishin 7 rrënjë hashash.

Top Channel