Breshka kontrabandë nga Shqipëria

20/06/2012 00:00

U gjetën në bagazhin e një automjeti që vinte nga Vlora tre breshka toke
të sekuestruara në Brindisi. Gjatë kontrollit doganor në port, policia
financiare dhe ajo pyjore bllokuan shtetasen shqiptare, që transportonte
tre ekzemplaret e “Testudo Hermanni”, ky është emri shkencor i ketyre
specieve.

Udhëtarja është paditur për përpjekje importimi të kafshëve të ralla, të mbrojtuara nga Konventa e ëashingtonit, qe parashikon nje sere shterngimesh per tregtine nderkombetare te specieve te faunes dhe flores ne rrezik zhdukjeje.

Ne Itali kjo konvente ka hyre ne fuqi ne vitin 1980 dhe aktualisht ajo është në fuqi në 130 shtete.Nuk është hera e parë që në portet jugore të Italisë ndalohen shtetas shqiptarë që transportojnë specie të rralla.

Përpara dy vjetesh beri buje kapja e 65 ekzemplareve te sjelle nga Shqipëria. Por nese atëherë nuk kishte dyshim se ato ishin sjellë për t’u tregëtuar, rasti i fundit ndoshta mund të jetë thjesht një mosnjohje e masës ndaluese.

Top Channel