Arrestohet, kërcënoi me vrasje gjyqtarin

20/06/2012 00:00

Një person është arrestuar nga policia e Vlorës me akuzën se ka kërcënuar me anë të një SMS gjyqtarin Artur Malaj.

I ndaluari eshte Mentor Ugur Mustafaraj, vjec 58, banues në Vlorë. Shkak eshte nje gjyq pronësie, në pritje të vendimit i ndaluari kërcënoi me vrasje gjyqtarin dhe familjarët e tij.

Denoncimi në policinë e Vlorës është bërë në datën 10 qershor të këtij viti nga kryegjyqtari Malaj.

“Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Shërbimet e Anti-terrorit të Drejtorisë së policisë Vlorë, duke përdorur të gjitha metodat e hetimit dhe falë një pune të mirëorganizuar është bërë e mundur që brenda një kohë shumë të shkurtër të kapet dhe të arrestohet personi që kishte dërguar mesazhin kërcënues, shtetasi: Mentor Mustafaraj, 58 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Kanosja e Gjyqtarit” parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal”, thuhet në njoftim zyrtar të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë.

Paraprakisht dyshohet se shkak për kërcënimin e gjyqtarit, është një çështje pronësie që ai po shqyrton.

Top Channel