Gjate vitit të kaluar, përqindja e vrasjeve për gjakmarrje shënuan
rekordin e 8 viteve të fundit duke arritur në pesë për qind të vrasjeve
zyrtare. Shtatë persona humbën jetën si rezultat i këtij fenomeni, nga
134 në total që regjistroi Shqipëria.

Por sipas zakonit kanunor, qe respektohet kryesisht ne veri te vendit, si pasojë e vrasjeve qe vijuan, u detyruan te ngujohen edhe 4 familje te tjera. Vrasja per gjakmarrje ka regjistruar ne vend shifren 0 sipas statistikave te Ministrise se Brendshme vetem ne vitet 2008 – 2009, por shpeshhere opozita akuzon ne komisionet e ndryshme parlamentare se manipulohet me kete statistike, ndersa deputetet e maxhorances nuk e konsiderojne kete fenomen, si nje rrezik real per shoqerine.

Por fakti qe vetem ne qershor regjistrohen tre viktima ne emer te gjakmarrjes tregon se rreziku mbetet potencial edhe pse numrat e te vrarëve çdo vit nuk jane njeshifror. Situata behet nje rrezik potencial per shoqerine kur shifrat e pese viteve te fundit jo vetem qe behen dyshifrore, por po t’u referohesh viktimave qe ka shkaktuar, konstaton se fenomeni eshte bere me brutal, jashte çdo rregulli qofte edhe kanunor, duke marre trajtën e nje krimi qe ka dale jashte kontrollit, duke sfiduar si ligjet e shtetiti ashtu edhe te drejten zakonore.

Ne emer te gjakmarrjes u vra edhe nje prift, apo dy vellezer te nje polici, apo edhe Maria, vajza 17-vjeçare nga Dukagjini. Me heret viktime ishte bere edhe nje femije, ndersa shkonte ne shkolle dhe qe nuk kishte resopektuar ritin e ngujimit si familja e tij.

Ne statistikat e saj Ministria e Brendshme nuk regjistron viktimat, te cilat nuk kane pranuar te mbyllen ne shtepite e tyre, si ne rastin e ketij viti, ku nje punonjes policie humbi jeten perpara shtepise se tij ne Tirane, apo si rasti i para dy diteve më parë ne Rubik. Te dy humben jeten sepse vellezerit e tyre ishin autore te dyshuar vrasjesh.

Perteje lojes se shifrave, realiteti eshte se krimi per gjakmarrje dhe fenomeni i ngujimit qe e pason eshte nje kercenim serioz dhe nje shkelje brutale e te drejtave te njeriut.

Nje studim i para tre viteve, organizuar nga Formumi i Mendimit te Lire me mbeshtetjen e Ambasades Amerikane, tregon se ne qarkun e Shkodres ishin te ngujuara 84 familje, me rreth 400 persona nga te cilet 94 femije. Me ndryshimet e bera pese vjet me pare, Kodi Penal parashikon si veper penale detyrimin per ngujim dhe denon kercenuesit me 3 vjet burg e 1 milion leke gjobe. Por deri tani, askush nuk eshte denuar ne baze te ketij neni, e madje asnje hetim zyrtar nuk eshte hapur edhe pse eshte dokumentuar zyrtarisht numri i familjeve te ngujuara.

Vrasja e Maries, vajzes 17-vjeçare nga Dukagjini pikerisht per gjakmarrje nuk shkaktoi reagime nga strukturat e shtetit. Por eshte shoqeria qe ka vendosur te ngreje zerin per humbjen e nje jete te pafajshme.
Te merkuren, ne oren 19.30, Alternative Civile dhe organizata te tjera te shoqerise civile, kane organizuar qindra qytetare permes rrjeteve sociale ne nje tubim homazh, para Piramides, per te ndezur qirinj per jeten e fikur te kesaj vajze, si dhe per te protestuar per heshtjen e shtetit.
 

Top Channel