Vlorë, akuza për ndotjen e detit

18/06/2012 00:00

26 persona banorë në Vlorë dhe në Orikum janë paditur në Prokurori se
kane hedhur inerte në det apo ndërtuar mole përgjate bregut të detit.

Sipas policise nisur nga shqetësimet e vazhdueshme nga qytetarët, si dhe nga konstatimet e kryera nga shërbimet e Drejtorisë së Policisë Qarku në lidhje me hedhjen e materialeve të ngurta inerte përgjatë vijës bregedetare të bashkisë Orikum dhe Vlorë, nga subjekte të ndryshëm me qëllim krijimin e moleve dhe hapësirave të mëtejshme për në brendësi të detit,  Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë në bazë të një plani të posaçëm operacional ka bërë dokumentimin e plotë ligjor dhe referimin e materialeve për në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për 26 raste.

Ata akuzohen per Ndërtim i paligjshëm” dhe “Ndotja e ujërave”, Gjithashtu nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë ka filluar procedimi penal për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të Inspektorëve të Inspektoriateve Ndërtimore Urbanistike të Bashkive Vlorë dhe Orikum, në ngarkim të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar si dhe në ngarkim të Inspektorëve të Agjensisë Rajonale të Mjedisit Vlorë pasi  inspektorët e këtyre institucioneve nuk kanë reaguar konform ligjit përballë këtyre veprave penale.

Top Channel