Berisha: Rritje rogash e pensionesh

18/06/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha lajmëroi deputetët demokratë se javën e ardhshme qeveria do të marrë vendimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve, vendim i cili, sipas kryeministrit Berisha, do të rrisë fuqinë blerëse për të paktën 800 mijë familje shqiptare.

Por ajo që veçoi kreu i qeverisë ishte se ky realizim i premtimit për rritje të përvitshme rrogash dhe pensionesh vjen në një kohë kur disa vende europaine, për shkak të krizës ekonomike, i kanë ulur rrogat dhe pensionet për qytetarët e tyre ose i kanë ngrirë ato.

“Jashte çdo lloj dyshimi që vendi përballet me vështirësi të shumëanshme, të krijuara në tërësinë e tyre nga kriza europiane, por që në tërësinë e saj bën që ekonomia shqiptare të ecë, të qëndrojë dhe të bëjë të mundur më të rëndësishmen, rritjen e rrogave dhe pensioneve, pa marrë qoftë edhe një qindarkë të vetme borxh për rritjen e tyre”, deklaroi Berisha.

Sipas kryeministrit, rritja e pagave dhe pensioneve, ashtu si rritja e të ardhurave për buxhetin e shtetit, bazohet tek modeli ekonomik që qeveria e tij ka ndjekur, e bazuar në taksën e sheshtë, barrën e ulët fiskale, investimet publike dhe thithjen e investimeve të huaja, si dhe tek qeverisja e vogël.

Kryeministri Berisha nuk ngurroi të kritikonte opozitën, duke u fokusuar këtë herë jo në platformën e saj ekonomike, por në veprimet politike të lidershipit socialist.

“Shqiptarët janë fatlumë që këto vendime, që këto akte madhore që prekin direkt jetën e gjithësecilit prej tyre, portofolin dhe jetën e përditshme, kursimet dhe mirëqënien e tyre, nuk mund të bllokohen, për shkak se po të ishin dhe keto me ligjin e konsnensusit, jo që nuk do të rriteshin, por do uleshin. Jo që nuk do të miratohesin, por do të bllokoheshin, siç u tentua të bllokohej tuneli i Krrabës. Pse? Sepse për zotin Rama konsnesus do të thotë bllokim”, tha Berisha.

Pavarësisht akuzave për kundërshtarin e tij politik, kryeministri Berisha i bëri thirrje Edi Ramës të ngrihet mbi inetersat personale dhe, së bashku, të mbyllin reformat e kërkuara për marrjen e statusit të vendit kandidat, mes të cilave është reforma zgjedhore dhe heqja e imuniteteve.

“Konsensusi është proçesi në të cilin çdo palë duhet të bëjë lëshime. Si e ka ky konsensusin? 100 për qind për vete, asgjë kundërshtarit. Uroj dhe e ftoj dhe një herë, që të angozhohemi në këtë proçes në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë. Koha është të votojmë ato reforma që i kemi pothuajse të finalizuara dhe në të cilat, siç eshtë faktuar, PD ka lëshuar në mënyrën më të vendosur dhe të vazhdueshme”, shtoi Berisha.

Top Channel