Vlorë, bllokohen dy skafe

17/06/2012 00:00

Gjatë një operacioni të koduar “Eklipsi” policia e Vlorës arriti të shkatërrojë një rrjet të trafikut të drogës duke bllokuar dy skafe dhe duke kapur një sasi prej 600 kg lëndë narkotike, e llojit kanabis sativa, që kishte si destinacion Italinë.

Fillimisht policia ka ndaluar në ujrat territoriale shqiptare, një skaf  10 metra me 3 motorë nga 330 kuaj/fuqi secili në vendin e quajtur ‘Rrugë të Bardha’, ndërsa pak orë më vonë në banesën e shtetasit Novruz Shehu, në Zvërnec zbuloi një tjetër skaf i gatshëm për të lundruar drejt Italisë me një motor, i ngarkuar me 600 kg kanabis.

Policia arrestoi 48-vjeçarin Novruz Shehu, por dyshon se ai nuk është i vetmi pjesëtar i këtij rrjeti të trafikut të drogës. Sipas policisë, skafi i vogël i 48-vjeçarit do të shkarkohej në vendin e quajtur ‘Rrugë të Bardha’ ku e priste skafi me fuqi të madhe.

Top Channel