Një studim për rolin e partive politike në Shqipëri tregon deformimin e
demokracisë si pasojë partive fantazmë, qe figurojne vetem te
regjistruara në gjykatë.

Studiuesja e çështjeve politike Alba Çela, me mbështetjen e fondacionit SOROS, prezantoi rezultatet e një studimi 6-mujor me titull “Partitë politike dhe deformimi demokracisë”, ku është analizuar aktiviteti i 120 partive politike shqiptare.

Që një parti poltike të regjistrohet në gjykatë i duhen 500 firma. Por studimi zonjës Çela tregon se në momentin kur zhvillohen zgjedhje këto parti nuk marrin as numrin e votave të atyre, që kanë firmosur për legalizimin e partisë.

“Në zgjedhjet parlamentare të 2009, kemi numra nën numrin 500, i bie që këta persona, anëtarët e partisë nuk kanë votuar për partinë. Edhe në zgjedhjet e 2011 kemi patur parti më shumë pak vota nën pragun e numrit 500”, tha Çela.

Deputeti Taulant Balla është shprehur për nevojën e ndryshimit të ligjit për partitë politike.

“Na ka rënë rasti të dëgjojmë edhe kryetarë partish që bëjnë oferta për të shitur partitë. Problematika e këtyre partive është shumë e madhe. Ka ardhur momenti që rekomandimet që sjell zonja Çela, eksperiencat shumë të mira të vendeve të tjera, ku eksperienca e Maqedonisë për një raportim cdo katër vjet është një reflektim shumë i mirë, të shërbejë si pikënisje për të riparë ligjin për partitë politike në Shqipëri”, tha Balla.

Një situatë e ngjashme me Shqipërinë përsa i përket partive fankazëm ka edhe në Maqedoni, por Doktor Misho Dokmanovic tha se njëherë në 4 vjet autoritetet maqedonase kontrollojnë vërtetimet e firmosura nga themeluesit e partive. Adnand Ahmeti duke paraqitur studimin për partitë politike në Kosovë, u shpreh se numri i tyre është 55, ku shumë prej tyre për të mbijetuar kryejnë aleanca nga më të cuditshme, duke shkelur hapur programet.

Top Channel