Sherri për një vije uji për vaditje në Malesinë e Dukagjinit i ka
kushtuar jeten tre personave, mes të cilëve edhe një vajze vetëm 17
vjeç.

Marie Qukaj mbeti e vrare ne vend me arme zjarri, ndersa ishte duke vaditur parcelat me miser prane baneses se saj, se bashku me gjyshin 70 vjeç. Kole Qukaj, humbi jeten me pas ne spital. Policia shpalli ne kerkim tre autore te dyshuar te kesaj ngjarje. Ata jane dy vellezërit Prroi, 27 dhe 32 vjec dhe xhaxhai i tyre 43 vjec.

Sipas policise, ata moren hak duke vrare vajzen dhe gjyshin e saj per shkak se dy vjet me pare vellai dhe nipi i viktimave, shtetasi Gjoke Qukaj kishte vrare me arme zjarri pas nje sherri per vijen e ujit, shtetasin Ndoc Prroi, i cili eshte babai dhe vellai i autoreve te ngjarjes se djeshme.

Pas krimit te korrikut 2010 te dyja familjet ishin futur ne gjak. Edhe pse autori i krimit ishte denuar nga drejtesia, hakmarrja nuk ka vonuar. Afro dy vjet me me vone familja tjeter realizon krimin makaber, duke vrare gjyshin e autorit te krimit, si dhe motren e tij vetem 17 vjeçe.

Autoret e kesaj ngjarje jane banore te lagjes “Skenderbej” ne Shkoder dhe jane vendosur aty se fundmi. Nje dite me pare ata sipas policise kane zene prite ne ane te tokave te familjes Qukaj dhe me arme zjarri kane qelluar mbi vajzen dhe te moshuarin, ndersa ata po vadisnin te mbjellat me miser.

Policia ka rindertuar ngjarjen ne zonen e thelle malore dhe pas ekspertizes shpalli ne kerkim tre autoret e kesaj ngjarje te cilesuar si hasmeri. Dy familjet Prroi dhe Qukaj jetonin dikur ne fshatin Kir te komunes Pult prane njera-tjetres deri sa nisi edhe gjakmarrja.

Forumi i Mendimit të Lirë: Vrasja e Maries, turpi ynë

Pas ketij krimi te rende, organizata Forumi i Mendimit te Lire, e cila eshte angazhuar ne studimin e fenomenit te gjakmarrjes dhe dokumentimin e familjeve te ngujuara, permes nje deklarate denon ashper kete tradite kriminale dhe strukturat e shtetit qe asnjehere nuk i kane kushtuar vemendjen e duhur.

“Vrasesi i vertete – thuhet ne deklarate – nuk eshte gjaksi që fshihet pas shkurreve si burracak dhe vret femijet, por shteti që vazhdon të mbylle sy e veshe përballë kësaj maskarade, e cila nuk mund dhe nuk duhet lejuar te na shoqeroje rruges per ne Bashkimin Europian”.
 
“Maria sot nuk është thjesht një vajzë që nuk jeton, ajo është simboli i shëmtisë sonë të përbashkët, është simboli i shtetit që nuk ekziston, është simboli i shoqërisë që struket në heshtjen dhe rehatinë e saj. Vajtimi i prindërve të Maries është sot një klithmë që nuk duhet lënë të shuhet, por duhet shndërruar në himn për kërkimin e drejtësisë. Ajo është një motiv që duhet të na bëjë të gjithëve të përgjegjshëm, për të dalë në rrugë e për të protestuar, jo më në emër të politikës, por në emër të jetës” – thekohet ne deklaraten e Forumit te Mendimit të Lirë.

Top Channel