Haxhinasto në Vjenë, merr pjesë në Sesionin e OSBE-së

14/06/2012 00:00

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto eshte nisur drejt Vjenës, ku do të marrë pjesë në Sesionin e KÑ‘shillit
tÑ‘ PÑ‘rhershÑ‘m tÑ‘ OSBE-sÑ‘, që do zhvillohet në ditën e sotme.

Gjatë këtij takimi, ministri Haxhinasto, në cilësinë e Kryetarit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, do të mbajë një fjalë për delegacionet pjesëmarrëse të Keshillit te Perhershem, duke parashtruar prioritetet e Kryesisë Shqiptare të KiE-së.

Gjithashtu, Haxhinasto pritet të shprehë qëndrimin e tij mbi çështjen e forcimit të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet KiE-së dhe OSBE-së, si dhe të ndihmës që këto dy organizata mund të ofrojnë për fqinjët dhe partnerët në rajonin e Mesdheut, në drejtim të përballimit me sfidat aktuale dhe afatgjata të tranzicionit të tyre demokratik.

Gjatë qëndrimit në Vjenë, ministri i Jashtëm do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier. Më tej, Haxhinasto do të zhvillojë një takim të veçantë me zv/kancelarin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Spindelegger, me të cilin do të trajtojë çështje të marrëdhënieve dypalëshe.

Gjithashtu, Haxhinasto do të marrë pjesë edhe në Koncertin e organizuar nga Misioni ynë në OSBE, ne kuadrin e 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise.

Top Channel