Xarrë, fermerët bashkohen për kultivimin e mandarinave

12/06/2012 00:00

Xarra, një prej komunave më të skajshme në jug të Shqipërisë në Sarandë
po kthehet sot në prodhuesin më të madh të mandarinave në rang kombëtar.

Rreth 100 fermerë të kësaj zonë kanë mbjellë një sipërfaqe prej 320 ha me mandarina me prodhim vjetor rreth 7 mijë ton për vitin 2011 dhe pritshmëri për 10 mijë ton për vitin 2012. Numrit te fermereve cdo vit u shtohen deri ne 50 persona, te gjithe te kthyer nga emigrimi. Fermerët e organizuar së bashku janë në gjendje të nxjerrin në treg prodhimin 10 ditë më parë se prodhuesit grekë

Vetë prodhuesit që po zgjerojnë me shpejtësi sipërfaqen e mbjellë  janë të kënaqur prej organizimit “vec në prodhim e bashkë në shitje”. Ata  thonë se kanë punësuar qindra familje nga zona të tjera të vendit, ndërsa I gjithë prodhimi arrin të shitet.

Kerkesa per punetore ka sjelle ne Xarre punonjes edhe nga zona te tjera te vendit.

8000 banorë të 5 fshatrave të Xarrës sigurojnë të ardhura të kënaqshme falë tregut të mandarinave. Vetëm këtë vit sipërfaqja e mbjellë është shtuar me 90 ha që ujiten me sistemin e ujitjes me pika ndërsa në funksion të shitjes po shërben një qendër informacioni e informatizuar invesëtim i USAID-it. Fermrët e kooperativës së Xarrës shpresojnë që në vitin 2020 të arrijtnë 25 mijë ton prodhim në vit për të plotësuar në këtë mënyrë të gjitha nevojat e vendit me mandarina ndërsa tregje të interesuara mbeten ai kosovar dhe cek.

Top Channel