Në mbrëmjen e së martës, socialistët e të gjithë brezave u mblodhën në festën e 21 vjetorit të themelimit të partisë.

Në të ishin të pranishëm diplomatë, politikanë e ish-politikanë, gazetarë e figura të tjera të njohura.

Në një fjalë të shkurtër me këtë rast kryesocialisti Rama falënderoi bashkëpuntorët e tij, pjestarët e grupit parlamentar dhe të gjithë ata mbështetës që sipas tij i kanë ndejtur gjithmonë pranë kësaj force politike.

Sipas tij Partia Socialiste është streha e njerëzve që kërkojnë zhvillimin e vërtetë të Shqipërisë dhe integrimin e saj në Europë. Ne kete feste nuk munguan edhe kreret e partive aleate, por edhe ish drejtues te larte sot pjese e te ashtuquajtur grupi I te urteve si zoti Servet Pellumbi, Rexhep Mejdani e te tjere. Rama shprehu mirenjohjen per te gjithe ata qe kane kontribuar nder vite ne PS.

Top Channel